0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Dibala shpallet më i miri në Itali 

Seria "A" i ndau çmimet për sezonin e kaluar në Itali. Çmimi i madh për lojtarin më të mirë i shkoi përfaqësuesit të kampionit Juventus, Paulo Dibala. Sulmuesi e fitoi çmimin me 14 gola dhe 12 asistime në 38 ndeshje që ai luajti në garën vendase.

Torino, 4 gusht 2020 (MIA) – Seria “A” i ndau çmimet për sezonin e kaluar në Itali. Çmimi i madh për lojtarin më të mirë i shkoi përfaqësuesit të kampionit Juventus, Paulo Dibala. Sulmuesi e fitoi çmimin me 14 gola dhe 12 asistime në 38 ndeshje që ai luajti në garën vendase.

Janë shpallur edhe lojtarët më të mirë të futbollit sipas pozicioneve. Në përbërjen e portierëve janë shpallur Vojçeh Shçesni nga Juventusi, ndërsa në mesin e mbrojtësve është shpallur Stefan de Vrij nga Interi.

Me 16 asistimet e tij, kapiteni i Atalantas, Alehandro Gomez e fitoi çmimin për mesfushorin më të mirë, ndërsa logjikisht fituesi i “Këpucës së Artë”, Çiro Imobile u shpall sulmuesi më i mirë.

Çmimi për lojtarin më të mirë të ri shkoi për 20-vjeçarin Dejan Kulushevski, i cili ishte aktiv në Parma gjatë kësaj fushate.

Fituesit u zgjodhën bazuar në statistikat nga ndeshjet e sezonit të kaluar në Serie A, Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë.

Portieri më i mirë: Vojçeh Shçesni (Juventus)
Mbrojtësi më i mirë: Stefan de Vrij (Inter)
Mesfushori më i mirë: Alehandro Gomez (Atalanta)
Sulmuesi më i mirë: Çiro Imobile (Lazio)
Lojtari më i mirë nën 23 vjeç: Dejan Kulushevski (Parma)
Lojtari më i mirë: Paulo Dibala (Juventus). ls/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close