0_Sport,PortalFutboll

Dibala: Juventusi favorit në LK, por duhet ta tregojë këtë në terren

Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dibala deklaroi se "biankonerët" janë mes favoritëve në Ligën e Kampionëve, por duhet ta dëshmojnë këtë edhe në terren.

Torino, 19 shkurt 2019 (MIA) – Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dibala deklaroi se “biankonerët” janë mes favoritëve në Ligën e Kampionëve, por duhet ta dëshmojnë këtë edhe në terren.

Ekipi nga Torino nesër luan si mysafir në Madrid kundër Atletikos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e kampionëve, ndërsa sulmuesi argjentinas i ndau pritjet e tij në intervistë për ueb faqen e UEFA-s.

“E treguam potencialin në vitet e fundit. Juventusi ka luajtur dy finale, por nuk duhet të shikojmë prapa, por në të ardhmen. Kemi ekip të shkëlqyeshëm me profesionistë të rangut më të lartë, të cilët kanë përvojë të madhe. Jemi mes favoritëve, por duhet ta dëshmojmë këtë në terren”, deklaroi Dibala. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close