0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Diagnostikimi dhe mjekimi i koronavirusit në barrë të FSSH-së edhe për të siguruarit që nuk i kanë paguar me rregull kontirbutet

Personave të siguruar, të cilëve u janë mohuar të drejtat nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor për shkak të kontributit të papaguar në mënyrë të rregullt ose për shkak të vonimit të pagesës së kontributeve për më shumë se 60 ditë, gjegjësisht kanë borxh për kontribut të papaguar, mund të përdorin shërbime shëndetësore në institucionet e kujdesit shëndetësor, lidhur me diagnostikimin dhe trajtimin e koronavirusit KOVID- 19 në barrë të mjeteve të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 6 prill 2020 (MIA) – Personave të siguruar, të cilëve u janë mohuar të drejtat nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor për shkak të kontributit të papaguar në mënyrë të rregullt ose për shkak të vonimit të pagesës së kontributeve për më shumë se 60 ditë, gjegjësisht kanë borxh për kontribut të papaguar, mund të përdorin shërbime shëndetësore në institucionet e kujdesit shëndetësor, lidhur me diagnostikimin dhe trajtimin e koronavirusit KOVID- 19 në barrë të mjeteve të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky është Dekreti me fuqiplotë për zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të miratuar nga Qeveria në seancën e sotme të 36-të.

Dekreti për trajtim nga KOVID-19 në barrë të Fondit, sqarohet në kumtesën e Sektorit Qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, vlen edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk janë të siguruar mbi asnjë bazë. ls/shk/

Back to top button
Close
Close