BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Diabi kërkoi ndihmë pas shpërthimit në Bejrut

Kryeministri i Libanit, Hasan Diab në një fjalim të shkurtër televiziv u bëri thirrje të gjitha shteteve dhe miqve të Libanit t'i ndihmojnë shtetit, pas shpërthimit të djeshëm në Bejrut, ku humbën jetën më shumë se qindra persona dhe shkatërroi lagje të tëra në qytet. 

Bejrut, 5 gusht 2020 (MIA) – Kryeministri i Libanit, Hasan Diab në një fjalim të shkurtër televiziv u bëri thirrje të gjitha shteteve dhe miqve të Libanit t’i ndihmojnë shtetit, pas shpërthimit të djeshëm në Bejrut, ku humbën jetën më shumë se qindra persona dhe shkatërroi lagje të tëra në qytet.

“Jemi dëshmitarë të një katastrofe të vërtetë”, deklaroi Diabi dhe sërish premtoi se kryerësit do të dalin para drejtësisë, por nuk i komentoi arsyet për shpërthimin.

Prefekti i Bejrutit, Marvin Abud bëri të ditur se gjatë shuarjes e zjarrit pas shpërthimit, janë zhdukur dhjetë zjarrfikës.

Sipas Abudit, zjarrfikësit kanë shkuar në portin ku ka ndodhur shpërthimi, me dy makina, ndërsa kanë qenë të shoqëruar me tri automjete ambulance.

Forcat libaneze për mbrojtje civile vazhdojnë ta shuajnë zjarrin.

Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi është shkaktuar nga detonimi i 2.700 tonë nitrat amoniumi, të sekuestruar nga dogana në vitin 2015 dhe ruajtur në depo.

Presidenti libanez Mishel Aun theksoi i se  2.700 tonë nitrat amoniumi, që përdoret për plehra dhe bomba, gjashtë vjet është ruajtur në port pa kurrfarë masash sigurie, duke theksuar se kjo është “e papranueshme”.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën njëqind persona kanë humbur jetën, ndërsa janë lënduar më shumë se 4.000 persona.

Në Liban janë shpallur tre ditë zie, Bejruti është shpallur zonë e katastrofave, ndërsa gjithashtu është vendosur edhe gjendje e jashtëzakonshme dyditore në qytet.

Një numër i madh të shteteve deri më tani kanë ofruar ndihmë mjekësore dhe humanitare për Libanin. ar/

 

Таг
Back to top button
Close
Close