BotëBotë.Portal

Diab: Libani mund ta humbë kontrollin ndaj epidemisë

Kryeministri libanez, Hasan Diab sot deklaroi se vendi mund ta humbë kontrollin ndaj epidemisë së koronavirusit, pas rritjes së rasteve të reja pas shpërthimit në portin në Bejrut më 4 gusht, ku jetën e humbën rreth 180 njerëz dhe përafërsisht 6.000 u lënduan.

Bejrut, 26 gusht 2020 (MIA) – Kryeministri libanez, Hasan Diab sot deklaroi se vendi mund ta humbë kontrollin ndaj epidemisë së koronavirusit, pas rritjes së rasteve të reja pas shpërthimit në portin në Bejrut më 4 gusht, ku jetën e humbën rreth 180 njerëz dhe përafërsisht 6.000 u lënduan.

Libani në 24 orët e fundit paraqiti 525 raste të reja me Kovid-19 dhe 12 raste të vdekjes.

Mjekët lokalë informojnë se numri i rasteve me koronavirus është dyfishuar dy javë pas shpërthimit, sepse infektimi pi përhapet në spitalet ku po mjekohen të lënduarit nga shpërthimi.

Qeveria të premten e kaluar vendosi karantinë të pjesërishme për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close