0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Dhoma përfaqësuese votoi për kufizim të ingerencave ushtarake të Trampit

Dhoma përfaqësuese e Kongresit mbrëmë votoi rezolutë, me të cilën kufizohet presidenti Donald Tramp të fillojë luftë kundër shteteve tjera pa miratim dhe debat në Kongres

Uashington, 10 janar 2020 (MIA) – Dhoma përfaqësuese e Kongresit mbrëmë votoi rezolutë, me të cilën kufizohet presidenti Donald Tramp të fillojë luftë kundër shteteve tjera pa miratim dhe debat në Kongres.

Votimi është rezultat i sulmit me dron dhe vrasjes së gjeneralit iranian, Kasim Sulejmani, që shkaktoi reagim të ashpër nga Teherani në formën e sulmeve raketore mbi dy bazat ushtarake aleate në Irak.

Ligjvënësit kanë frikë se eliminimi i gjeneralit iranian mund të ketë pasoja të vazhdueshme dhe të nxiste një luftë me Iranin.

Rezoluta u miratua me 224 vota “pro” dhe 194 “kundër”. “Pro”  votuan të gjithë demokratët dhe tre republikanë. Mat Gec, mbështetës i Trampit nga Florida, pas kësaj çështje qëndroi prapa demokratëve.

“Mendoj se Kongresi duhet ta ketë votën më të rëndësishme për punët që lidhen me luftën dhe paqen”, deklaroi ai mbrëmë pas votimit.

Me këtë, demokratët kërkojnë që Kongresi të konsultohet për çdo plan të ardhshëm për sulm ushtarak ndaj Iranit, përjashtim janë veprimet mbrojtëse. Ata pohojnë se presidenti duhet të ketë më pak autorizim mbi vendimet e luftës me shtetet si Irani dhe mos të ketë të drejtë të vetos nëse legjislatura është kundër.

Para votimit, kryetarja e Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi deklaroi se sulmi në të cilin u vra gjenerali iranian nga ana e presidentit Tramp ishte i autorizuar pa u konsultuar me Kongresin. Edhe ajo e dënoi një vendim të tillë.

Shembujt e fundit kur Kongresi u konsultua për të aprovuar veprime ushtarake kundër vendeve të huaja janë operacionet ushtarake në Afganistan pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001 si dhe invazioni i Irakut dhe përmbysja e Sadam Hyseinit në vitin 2003.

Disa republikanë Rezolutën e quajnë një akt simbolik, sepse për të kaluar, duhet të votohet nga Senati dhe kjo me shumë gjasa nuk do të ndodhë, pasi që republikanët kanë shumicë në Dhomën e Lartë të Kongresit amerikanë. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close