BotëBotë.Portal

Dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë incidenteve në një kishë në Etiopi

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar sot pasi që tribuna e drurit për shikues u shemb gjatë festës krishtere Pagëzimi në qytetin e Etiopisë, Gondar kumtuan autoritetet lokale shëndetësore.

Gondar, 20 janar 2020 (MIA) – Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar sot pasi që tribuna e drurit për shikues u shemb gjatë festës krishtere Pagëzimi në qytetin e Etiopisë, Gondar kumtuan autoritetet lokale shëndetësore.

“Deri më tani kemi dhjetë të vdekur. Numri i të lënduarve është 100, ndoshta edhe 150 persona”, theksoi një mjek në spitalin universitar në Gandar.

Druhet se numri i të vdekurve do të mund të rritet. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close