0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Dezinfektohet objekti ku është mbajtur simpoziumi i dermatologëve, pas tij nuk ka pasur ngjarje të tjera

Nga restoranti "Raguza 360" ost përmes një kumtese informojnë se pas mbajtjes së simpoziumit të dermatologëve nuk kanë organizuar ngjarje tjetër. Objekti, theksojnë është dezinfektuar nga Instituti për Shëndet Publik. Ata mohojnë se të punësuarit e restorantit kanë pasur kontakt me mjeken, e cila është drejtoreshë e Klinikës së Sëmundje të Lëkurës  dhe është e sëmurë nga koronavirusi, ndërsa e cila ka marrë pjesë në simpozium.

Shkup, 9 mars 2020 (MIA) – Nga restoranti “Raguza 360” ost përmes një kumtese informojnë se pas mbajtjes së simpoziumit të dermatologëve nuk kanë organizuar ngjarje tjetër. Objekti, theksojnë është dezinfektuar nga Instituti për Shëndet Publik. Ata mohojnë se të punësuarit e restorantit kanë pasur kontakt me mjeken, e cila është drejtoreshë e Klinikës së Sëmundje të Lëkurës  dhe është e sëmurë nga koronavirusi, ndërsa e cila ka marrë pjesë në simpozium.

“Konform shkrimeve të sotme në media për ligjërim profesional të dermatologëve të mbajtur të shtunën e kaluar, 7 mars të vitit 2020, në restorantin tonë “Raguza 360″ do të donim ta njoftojmë  opinionin se të punësuarit tanë nuk kanë[ qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacienten e sëmurë me koronavirus, e cila ka ligjëruar në simpozium. Pas mbajtjes së ngajrjes deri më sot nuk kemi pasur ngjarje të tjera apo festime”, thuhet në kumtesë.

Në të shtohet se në telefon kanë biseduar me të punësuarit e vet, si dhe ata të cilët drejtpërdrejtë kanë shërbyer në sallë.

“Ata tani për tani nuk kanë simptome, por megjithatë vendosëm të qëndrojnë në shtëpi, të mos vijnë në punë dhe të bëjnë test për virusin”, thonë nga restoranti.

Ata shtojnë se pasi që kanë     kuptuar informacionin për mjeken e sëmurë, menjëherë kanë kërkuar nga Instituti për Shëndet Publik tërësisht ta dezinfektojnë objektin. ar/

Back to top button
Close
Close