0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Detyrim për qytetarët e Shtipit të cilët shfrytëzuan transportin deri te konfeksioni me persona të infektuar

Të gjithë qytetarët nga Shtipi të cilët kanë përdorur autobusët nga dhe deri te konfeksioni i tekstilit ku janë detektuar numër i madh i personave të sëmurë me koronavirus, si dhe qytetarët të cilët kanë përdorur lloj të tillë transporti, detyrimisht të qëndrojnë në vetëizolim dhe të lajmërohen tek mjeku i tyre amë gjatë paraqitjes së simptomeve të para të sëmundjes - kollitje, kokëdhimbje, temperaturë e ngritur trupore, ethe, humbje e ndjenjës së shijes dhe erës. Detyrimin për qytetarët e solli Qendra për shëndet publik-Shtip pas takimit me epidemiologët nga Komisioni për sëmundje  ngjitëse.

Shtip, 29 maj 2020 (MIA) – Të gjithë qytetarët nga Shtipi të cilët kanë përdorur autobusët nga dhe deri te konfeksioni i tekstilit ku janë detektuar numër i madh i personave të sëmurë me koronavirus, si dhe qytetarët të cilët kanë përdorur lloj të tillë transporti, detyrimisht të qëndrojnë në vetëizolim dhe të lajmërohen tek mjeku i tyre amë gjatë paraqitjes së simptomeve të para të sëmundjes – kollitje, kokëdhimbje, temperaturë e ngritur trupore, ethe, humbje e ndjenjës së shijes dhe erës. Detyrimin për qytetarët e solli Qendra për shëndet publik-Shtip pas takimit me epidemiologët nga Komisioni për sëmundje  ngjitëse.

Pas anketës së kryer epidemiologjike, ata do të marrin udhëzime për atë nëse dhe kur do të testohen për KOVID-19. Nëse testohen, do të jenë të detyruar të vazhdojnë me vetëizolim deri në marrjen e rezultateve nga strishoja e bërë. Plotësisht, nga profesionistët do të marrin udhëzime për atë se si të veprojnë. ab/

Back to top button
Close
Close