BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Detaje të reja nga vrasja e Rajshad Bruks nga ana e policisë në Atlanta, në Sietëll është shpallur “zonë autonome”

Situata në SHBA është e tensionuar me zbulimin e detajeve të reja në lidhje me vrasjen e një tjetër afro-amerikani nga ana e policisë të shtunën në mbrëmje në Atlanta, Xhorxhia.

Uashington, 15 qershor 2020 (MIA) – Situata në SHBA është e tensionuar me zbulimin e detajeve të reja në lidhje me vrasjen e një tjetër afro-amerikani nga ana e policisë të shtunën në mbrëmje në Atlanta, Xhorxhia.

Këtë fundjavë, protestuesit në Sietëll duke protestuar kundër arbitraritetit dhe brutalitetit të policisë, pas vrasjes së Xhorxh Flojdt në Mineapolis, pushtuan disa lagje të qytetit dhe shpallën “zonë autonome”.

Opinioni amerikan është i shqetësuar. Derisa protestat kundër racizmit dhe diskriminimit kundër shërbimeve të sigurisë kundër popullatës së zezë vazhdojnë ende në disa qytete në të gjithë vendin, ka ndodhur edhe një tjetër incident i ngjashëm me vdekjen e dhunshme të Flojdit .

Autopsia mbi trupin e të vrarit Rajshard Bruks, 27 vjeç, zbuloi se vdekja ishte për shkak të “të shtënave me armë në shpinë” që shkaktuan “dëmtim të organeve dhe gjakderdhje”.

Kongresisti demokrat i Karolinës së Jugut, Xhejms Klajbern tha se nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i forcës vdekjeprurëse gjatë takimit midis policisë dhe Bruksit.

“Ai tashmë ishte kontrolluar, nuk mbante armë … dhe ka ikur. Çfarë kanë menduar ata, ku mund të ikte. Zoti im, ju e keni veturën e tij, mund ta gjeni lehtësisht. Por jo, keni qëlluar plumba në shpinë e tij”, tha Klajbern”, transmetoi Nju-Jork Tajms.

Lajmi për vdekjen e Bruksit të shtunën në mbrëmje ngriti mijëra njerëz në rrugët e Atlantës. Situata në këtë pjesë të qytetit është ende e tensionuar.

Disa kongresmenë demokratë kanë bërë thirrje për një reformë urgjente të shërbimit, aktivistë kërkojnë shkurtim dhe ndërprerje të fondeve për policinë.

Shefi i policisë së Atlantës ka dhënë dorëheqje, një oficer policie që qëlloi në Bruks është pushuar nga puna dhe përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë. Prokurori i përgjithshëm i qarkut Fulton kritikoi reagimin e zyrtarëve dhe tha të mërkurën se pritet një vendim se cilat do të jenë akuzat. mb/

Back to top button
Close
Close