0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Deskoska në FB: Nga VMRO-DPMNE e kërkuan Jovevskin, ndërsa nuk dëshirojnë ta dëgjojnë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj në fejsbuk shkroi se nga VMRO-DPMNE e kërkuan kryeprokurorin publik Lubomir Jovevski, ndërsa nuk dëshirojnë ta dëgjojnë në debatin për Ligjin për Prokurori Publike.

Shkup, 29 janar 2020 (MIA) – Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj në fejsbuk shkroi se nga VMRO-DPMNE e kërkuan kryeprokurorin publik Lubomir Jovevski, ndërsa nuk dëshirojnë ta dëgjojnë në debatin për Ligjin për Prokurori Publike.

“Sot vazhdon debati publik për Ligjin për Prokurori Publike. Edhe sot matrica e VMRO-DPMNE-së sërish doli në sipërfaqe – kërkojnë censurë dhe kundërshtojnë që prokurori publik Jovevski dhe unë ta marrim fjalën dhe ta themi mendimin pas propozimeve të djeshme. E kërkuan Jovevskin ndërsa nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. Dhe në kundërshtim me rregulloren janë kundër të tregojnë se kush janë hapat e ardhshëm në ndërtimin e konsensusit rreth ligjit”, shkroi Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk.

Gjatë fjalimit të djeshëm të kryeprokurorit shtetëror Lubomir Joveski, deputetët e VMRO-DPMNE-së nga galeria ku gazetarët e ndjekin debatin publik vendosën një transparent në cilin shkroi: Zoti Joveski deri kur do ta fshihni letrën me të cilën Katica ju dha urdhër të paligjshëm? (neni 60, ligji për PP).

Në debatin publik marrin pjesë përfaqësues të kastit juridik, prokurorë, avokatë, profesorë të fakulteteve juridike dhe të sektorit OJQ, si edhe deputetë të të gjitha partive politike. Përparësi në dhënien e vërejtjeve të tyre u është dhënë përfaqësuesve të kastit profesional dhe të ekspertëve. shk/

Back to top button
Close
Close