0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Deskoska dhe Filipçe do ta hapin çështjen për zhvillimin e gjykimeve për shkak të koronavirusit

Çështja për zhvillimin e gjykimeve duke pasur parasysh gjendjen e sapokrijuar me koronavirusin pritet të hapet sot nga ministrat e resorëve.

Shkup, 12 mars 2020 (MIA) – Çështja për zhvillimin e gjykimeve duke pasur parasysh gjendjen e sapokrijuar me koronavirusin pritet të hapet sot nga ministrat e resorëve.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska për MIA-n deklaroi se sipas të gjitha gjasave sot në mbledhje të Qeverisë do të hapet edhe kjo çështje, ndërkaq për çka takim me të paralajmëroi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me qëllim që të sillet vendim për t’u mbrojtur njerëzit nga virusi.

“Çdo ditë, gjatë dy ditëve të kaluara shihem me Filipçen para dhe në mbledhje të Qeverisë. Sipas të gjitha gjasave edhe sot do të ketë mbledhje të Qeverisë dhe do të hapen edhe ato çështje”, deklaroi për MIA-n Deskoska.

Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e rregullt për shtyp për gjendjen me koronavirusin, tha se gjykata është vend ku qarkullojnë numër i madh njerëzish, për ç’shkak do të bisedojë me ministren e Drejtësisë dhe plotësisht do të sjellin vendim se si do të veprojnë dhe do ta kumtojnë.

Nga Gjykata themelore penale Shkup paraprakisht informuan se po mbahen të gjitha gjykimet për të cilat ekzistojnë kushte ligjore për atë dhe se Gjykata në mënyrë konsekuente i respekton rekomandimet e Qeverisë për preventivë nga përhapja e koronavirusit.

Në Gjykatën themelore penale Shkup sot u mbajt seanca për rastin “Reket”, ndërsa seanca kryesore për lëndën “T.N.T.” u shty për më 19 mars për shkak të mungesës së supozimeve ligjore për mbajtje të debatit, përkatësisht mungesë të njërit prej prokurorëve, e jo me vendim të Gjykatës. ab/

Back to top button
Close
Close