0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomi

Derivatet e naftës shtrenjtohen prej gjysmë deri në një denarë

Çmimet e derivateve të naftës  prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,53 për qind.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Çmimet e derivateve të naftës  prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,53 për qind.

Çmimet e shitjes  me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për gjysmë denarë për litër dhe do të arrijnë 63,5 përkatësisht 53 denarë për litër. EUROSUPER BS-95 dhe EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohen për një denarë për litër dhe do të kushtojnë 61,5 dhe 53, 5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,605 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 26,585 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e  çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE  i potencojnë  çmimet referuese të rritura në tregun botëror në shtatë ditët e fundit te benzina mesatarisht për rreth 3,81 për qind dhe te dizeli për rreth 3,84 për qind, si dhe për 0,507 për qind  kursi më i lartë i denarit në raport të dollarit. sa/

Back to top button
Close
Close