0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëri

Deri të enjten vendim për kthimin eventual të masave restriktive

Ende nuk ka vendim lidhur me mundësinë për kthimin e masave restriktive, të cilat i paralajmëruam gjatë ditës së djeshme, në kuptim të asaj se Komisioni i Sëmundjeve Infektive i shqyrton. I ndjekim informacionet, numrat prej sot, do t'i ndjekim edhe gjatë ditës së nesërme apo të enjten do të sillen vendime përkatëse.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Ende nuk ka vendim lidhur me mundësinë për kthimin e masave restriktive, të cilat i paralajmëruam gjatë ditës së djeshme, në kuptim të asaj se Komisioni i Sëmundjeve Infektive i shqyrton. I ndjekim informacionet, numrat prej sot, do t’i ndjekim edhe gjatë ditës së nesërme apo të enjten do të sillen vendime përkatëse.

Këtë në konferencë për media e potencoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se Komisioni i Sëmundjeve Infektive po punon intensivisht, i analizon të dhënat, secilën ditë të kaluar në mënyrë kumulative, dy javë radhazi dhe në bazë të kësaj dimensionohen masat. Sipas tij, analizat e pacientëve të diagnostikuar të ri është duke u zhvilluar dhe po bëhen anketa në në komunat e Shkupit dhe në rajonin e Kumanovës.

“Tani për tani, nuk ka asnjë informacion që diçka nuk dihet ose diçka mund të befasojë në drejtim të një klasteri të ri. Por jemi të kujdesshëm për vendimin që duhet të marrim brenda ditëve në vijim, sigurisht deri të enjten duke pasur parasysh që ka festë të premten, në të cilën mund të ndodhë që qytetarët të mos respektojnë masat parandaluese. Sa i përket mënyrës sesi do të realizohen, rajonet sigurisht që do të rishikohen më mirë, dhe më pas do të flasim me personat përgjegjës në MPB, të cilët eventualisht do të organizonin këtë. Ne e dimë që është më e ndërlikuar brenda një qyteti të madh si Shkupi. Ishte krejt ndryshe në Dibër dhe Kumanovë. Tani për tani askush nuk ka vendim. Unë besoj se ka një mundësi për ta shmangur këtë, por nuk mund ta konfirmoj. Deri të enjten do të sillet vendim defintiv për atë si do të organizohet lëvizja gjatë fundjavës”, sqaroi Filipçe në pyetjet e gazetarëve.

Në Komisionin për sëmundje infektive, theksoi marrin pjesë ekspertë të shquar të cilët kanë përvoja të mëdha, në veprimtarinë e tyre profesional kanë vepruar si epidemiologë, infektologë, internist, mjek, të cilët përvojën e marrin nga ballafaqimi me epidemitë dhe pandemitë paraprake, si ajo e SARS, ku janë përpiluar edhe shumë protokolle.

Ai bëri apel deri te qytetarët se injorimi i virusit dhe mohimi i ekzistencës së tij, nuk do të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate. sn/

 

Back to top button
Close
Close