0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Deri një miliardë euro në vit mund të hyjnë në vend nga BE-ja si mbështetje për biznesin

Kompanitë nga Maqedonia i shfrytëzojnë pak mjetet që u ofrohen nga fondet evropiane, por nëse do të ishin më aktive dhe më të informuara, në vend, brenda vitit, mund të hyjnë prej gjysmë milioni deri një miliardë euro si mbështetje për biznesin dhe ekonominë, u cek në forumin e sotëm të biznesit kushtuar fondeve evropiane dhe programeve për zhvillim ekonomik.

Shkup, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Kompanitë nga Maqedonia i shfrytëzojnë pak mjetet që u ofrohen nga fondet evropiane, por nëse do të ishin më aktive dhe më të informuara, në vend, brenda vitit, mund të hyjnë prej gjysmë milioni deri një miliardë euro si mbështetje për biznesin dhe ekonominë, u cek në forumin e sotëm të biznesit kushtuar fondeve evropiane dhe programeve për zhvillim ekonomik.

Nga organizata joqeveritare “Klube të bashkuara biznesi” nga Bullgaria, e cila e organizoi ngjarjen e sotme në Shkup, thonë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë faktorët më të rëndësishëm ekonomik në shoqëri të cilët paraqesin mbi 90 për qind të biznesit në një vend dhe se shfrytëzimi i fondeve dhe programeve evropiane është shumë me rëndësi, si për zhvillimin e tyre, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të shtetit.

“Tani për tani shumë ndërmarrje nga Maqedonia e Veriut i shfrytëzojnë fondet evropiane. Kompanitë duhet të dinë se ka edhe fonde dhe programe evropiane të cilat menaxhohen drejtpërdrejtë nga Komisioni evropian në Bruksel dhe se mund drejtpërdrejt të aplikojnë për këto programe, por gjithashtu edhe për programet që drejtohen në nivel nacional siç janë IPA dhe IPARD”, deklaroi Veselin Halaçev, kryetar i “Klubeve të bashkuara të biznesit”.

Sipas ambasadori bullgar Angel Angellov, dy shtetet duhet ta shfrytëzojnë kryesimin me Procesin e Berlinit dhe të tërheqin interes sa më të madh nga Brukseli drejt rajonit dhe drejt dy shteteve.

“Ende kemi probleme siç janë hekurudha, autostrada dhe gazpërçuesi dhe duhet të bëjmë gjithçka është e mundur që biznesi mes dy shteteve të jetë i mirë”, deklaroi Angellov.

Qëllimi i ngjarjes së sotme është të informohen biznesmenët nga vendi për mundësitë që i ofrojnë fondet dhe programet evropiane. ab/

Изјава на Веселин Халачев, претседател на Обединети бизнис клубови

Изјава на Веселин Халачев, претседател на Обединети бизнис клубови

Posted by MИА.mk on Петок, 13 декември 2019

Back to top button
Close
Close