BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Deri në vdekje u godit me thikë një migrant në kampin e refugjatëve në ishullin grek Lezbos

Gjatë një zënke në kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lezbos, jetën e humbi një migrant 20 vjeçar nga Jemeni, pasi një person i panjohur e theri me thikë.

Athinë, 17 janar 2020 (MIA) – Gjatë një zënke në kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lezbos, jetën e humbi një migrant 20 vjeçar nga Jemeni, pasi një person i panjohur e theri me thikë.

Incidentin, policia greke e konfirmoi për Agjencinë e Lajmeve greke ANA-MPA, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve të ANA-MPA, ky është rasti i dytë i një migranti të vrarë në Moria që nga fillimi i vitit, pasi pardje në një spital në Ishull, plagëve iu nënshtrua një person që u godit me thikë për Vitin e Ri. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close