Korrespondentë MKDZgjedhje parlamentare 2020

Deri në orën nëntë në Dibër dhe Qendër Zhupë kanë votuar rreth dy për qind e votuesve

Rrjedha  e votimit në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë kalon pa probleme, me respektim të protokolleve,  por me jehonë të dobët të votuesve.

Dibër, 15 korrik 2020 (MIA) –  Rrjedha  e votimit në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë kalon pa probleme, me respektim të protokolleve,  por me jehonë të dobët të votuesve.

“Prej gjithsej 18.764 votues,  të cilët votojnë në 27  vendvotime,  deri në orën nëntë në komunën tonë  të drejtën e tyre qytetare e kanë realizuar 535 qytetarë ose rreth dy për qind. Zakonisht jehonë më të madhe presim në orët e pasdites”, deklaroi Elmira Bakalli, kryetare e Komisionit Zgjedhor Komunal.

Në komunën Qendër Zhupë jehona është pothuajse identike  si në Dibër.

“Deri në orën nëntë votuan 134 persona ose 1,9 për qind e  7.061 personave të regjistruar me të drejtë vote.  Rrjedha zgjedhore  është zhvilluar  në rendin më të mirë dhe kuptohet me respektim të protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19”, deklaroi Eran Zuber, kryetar i KZK-së për këtë komunë.

Përqindja e jehonës në orët e para të zgjedhjeve paraprake zakonisht në të dy komunat  ka lëvizur deri në tre për qind. vt/sa/

Back to top button
Close
Close