0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Deri në orën 15 kanë votuar 340 persona me Kovid-19 dhe në vetizolim

Deri në orën 15 të drejtën e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e kanë realizuar 340 persona me Kovid-19 ose në vetizolim. Votimi tani për tani po zhvillohet pa probleme, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovski. 

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Deri në orën 15 të drejtën e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e kanë realizuar 340 persona me Kovid-19 ose në vetizolim. Votimi tani për tani po zhvillohet pa probleme, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovski.

Ndërkohë, ky numër është rritur për mbi një qind persona, por priten informacione zyrtare  nga komisionet komunale zgjedhore.

Më së voni deri në orën 21 do të dihet sa prej personave me Kovid-19 ose në vetizolim kanë votuar.

Për votim sot ishin paraqitur 773 persona pozitivë me Kovid-19 ose në vetizolim, por sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së të publikuara në faqen e tyre të internetit komisionet komunale zgjedhore kanë pranuar paraqitje të 711 personave. Më shumë paraqitje për votim të personave me Kovid-19 dhe në vetizolim janë pranuar në Resnjë-60, pastaj në Strugë dhe Tetovë nga 55, në Kërçovë dhe Ohër nga 34 në Saraj-32, në Kumanovë 31 dhe në Shtip-30.

Votimin e këtyre personave e zbatojnë ekipe zgjedhore speciale të përbëra  nga punonjës shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike dhe zbatohet nën masa shëndetësore përkatëse. ar/

Back to top button
Close
Close