0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Deri në orën 13: në Dibër votuan 16,4 për qind, në Qendër Zhupë rreth 10 për qind e votuesve

Dita zgjedhore në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë po kalon në atmosferë të qetë dhe demokratike, me rritje graduale të jehonës së votuesve, konfirmuan për MIA-n kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore.

Dibër, 15 korrik 2020 (MIA) – Dita zgjedhore në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë po kalon në atmosferë të qetë dhe demokratike, me rritje graduale të jehonës së votuesve, konfirmuan për MIA-n kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore.

“Në komunën tonë deri në orën 13:00 të drejtën e votës e realizuan 3.011 persona apo 16,4 për qind nga gjithsej 18.764 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Votimi po kalon pa probleme. Shpresojmë se kështu do të kalojë e tërë dita zgjedhore”, thotë Elmira Bakalli, kryetare e KKZ Dibër.

Në zgjedhjet e fundit, deri në orën 13:090 jehona ishte rreth 18 për qind apo të drejtën e votës e realizuan 3.259 votues.

Në Komunën Qendër Zhupë nga gjithsej 7.061 persona me të drejtë vote, votuan 677 apo 9,59 për qind. Krahasuar me zgjedhjet e fundit, jehona është më e lartë për diç më shumë se katër për qind.

Që të dy shtojnë se anëtarë të Komisioneve komunale zgjedhore po bëjnë shëtitje nëpër vendvotime, me qëllim që prej së afërmi të njihen me procesin zgjedhor. vt/ab/

Back to top button
Close
Close