0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Deri në mesnatë dorëzohen listat për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit

Afati për parashtrim të listës zgjedhore deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet e parakohshme të caktuara parlamentare për më 12 prill përfundon sonte në mesnatë. Fushata për zgjedhjet duhet të fillojë më 23 mars, por si do të zhvillohet procesi zgjedhor do të varet  nga vendimet e Qeverisë teknike për zbatimin e zgjedhjeve, duke pasur parasysh rrethanat dhe masat e  ndërmarra për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend dhe botë.

Shkup, 12 mars 2020 (MIA) – Afati për parashtrim të listës zgjedhore deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet e parakohshme të caktuara parlamentare për më 12 prill përfundon sonte në mesnatë. Fushata për zgjedhjet duhet të fillojë më 23 mars, por si do të zhvillohet procesi zgjedhor do të varet  nga vendimet e Qeverisë teknike për zbatimin e zgjedhjeve, duke pasur parasysh rrethanat dhe masat e  ndërmarra për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend dhe botë.

Verdikti për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit zgjedhor pritet edhe në takimin e sotëm të kryeministrit Oliver Spasovski me liderët e partive politike.

Nga këto vendime, siç thonë nga KSHZ-ja do të varet edhe puna e tyre e mëtutjeshme. Ato vazhdojnë me aktivitete për organizim dhe realizim të zgjedhjeve, duke u përshtatur në indikacionet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kështu që dje veçmë janë anuluar edukimet e këshillave zgjedhorë, ndërsa do të zëvendësohen personat mjekësorë të cilët janë anëtarë në Këshillin Komunal Zgjedhor (KKZ) dhe Këshillin Zgjedhor (KZ).

Tre parti kanë i kanë dorëzuar listat e kandidatëve një ditë patra përfundimit të afatit   

Duke e pasur parasysh afatin për dorëzim të listave të kandidatëve deri në KSHZ listat e tyre i kanë dorëzuar tre partitë politike edhe atë Partia Punëtore për gjashtë njësite zgjedhore, Unioni Qytetar Demokratik për pesë njësite zgjedhore dhe Zëri për Maqedoninë për pesë njësi zgjedhore.

KSHZ-ja deri sonte në mesnatë në zyrat e saj i pranon listat e kandidatëve, të cilët pastaj do të nënshtrohen në verifikim, pas së cilës ato duhet të konfirmohen.

Siç tashmë kanë publikuar, partitë më të mëdha politike dhe koalicionet, lista të tyre të kandidatëve do të kenë në gjashtë njësi zgjedhore.

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Ripërtëritje të Maqedonisë” mbrëmë në Filarmoninë e Maqedonisë në konventë i prezantoi kandidatët për deputetë. Bartëse e listës në Njësinë zgjedhore një ky koalicion do ta jetë profesoresha Gordana Siljanovska, në dysh Vllado Misajllovski, në tresh Igor Janusev, një Njësinë zgjedhore katër Aleksandar Nikollovski, në Njësinë zgjedhore pesë këngëtari operistik Igor Durllovski dhe në të gjashtën Dafina Stojanovska.

Lideri i partisë, Hristijan Mickovski në fjalimin e tij para prezantimit të listës tha se 95 për qind e kandidatëve të Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE janë persona të rinj.

Paraprakisht të hënën kandidatët për deputetë i prezantoi edhe LSDM-ja, e cila është në koalicion me Besën, ndërsa mbrëmë është prezantuar koalicioni i kompletuar “Mundemi”.

Bartë i listës së LSDM-së dhe koalicionit në Njësinë e parë zgjedhore do të jetë ministri aktual i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në Njësinë zgjedhore dy kryeministri teknik Oliver Spasovski, sekretari i përgjithshëm i partisë Lupço Nikollovski në të tretën, në Njësinë zgjedhore katër, bartës do të jetë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pesëshen do ta udhëheq zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska, ndërsa bartës i Njësisë zgjedhore gjashtë do të jetë lideri i Besës, Bilall Kasami. Karakteristikë e këtyre listave është ruajtur rregulli që gjysma e kandidatëve janë femra.

BDI javën e kaluar i komunikoi bartësit e listave. Kryetari i partisë Ali Ahmeti do të kandidojë në Njësinë zgjedhore gjashtë, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në Njësinë zgjedhore pesë, në treshen ish-ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, në Njësinë zgjedhore dy ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe në Njësinë zgjedhore një bartës do të jetë nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti.

Mbrëmë u komunikua se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sala do të jetë bartës i listës së kandidatëve të koalicionit me Alternativën në Njësinë zgjedhore jashtë, ndërsa Afrim Gashi nga Alternativa në Njësinë zgjedhore dy. Është paralajmëruar se listat komplete me bartësit do të publikohet sot. Ata gjithashtu do të marrin vendime nëse do të paraqiten me kandidatët e tyre në NJZ4.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në seancë të Kryesisë qendrore vendosi që sot në ora 18 në konventë t’i komunikojë bartësit e listave dhe kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill.

KSHZ-ja i verifikon listat e kandidatëve dhe i konfirmon  

Pas dorëzimit të listave të kandidatëve KSHZ-ja verifikon nëse ato janë dorëzuar në afatin e parashikuar dhe nëse janë dorëzuar konform Kodit zgjedhor.

KSHZ-ja gjithashtu verifikon nëse kandidatët e propozuar i plotësojnë kushtet e caktuara në Kushtetutë dhe në nenin 7 paragrafi 2,3 dhe 4 nga Kodi zgjedhor përmes regjistrave adekuate dhe evidencave të institucioneve kompetente. Këto institucione janë të detyruara në afat prej 23 orëve në mënyrë elektronike t’i dorëzojnë në KSHZ të dhënat e kërkuara për kandidatët. Kjo është risi për Komisionin, e cila u vendos me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor.

Nëse konstatohet se listat janë në pajtim me dispozitat nga Kodi zgjedhor, ato konfirmohen më së voni 48 orë nga pranimi i dokumentacionit të kërkuar nga institucionet.

KSHZ-ja ka caktuar edhe afate për largimin e parregullsive eventuale ose zëvendësim të kandidatëve nëse kjo është e nevojshme. Listat që do të parashtrohen pas afatit do të hidhen.

Renditja e listave të partive dhe koalicioneve në fletëvotime vërtetohet me short dhe ky numër është i njëjtë në të gjitha njësitet zgjedhore. Shorti duhet të mbahet më së vonë deri më 20 mars, ndërsa listat duhet të publikohen zyrtarisht më 21 mars.

Fushata zgjedhore fillon më 23 mars, ndërsa përfundon më 10 prill në mesnatë. mb/

Back to top button
Close
Close