EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Deri në funt të vitit Britania e Madhe largohet nga tregu i vetëm i BE-së

Britania e Madhe do të largohet nga tregu i vetëm i Bashkimit Evropian dhe Bashkimit doganor deri në fund të vitit, pavarësisht rezultatit të bisedimeve dhe kompanitë duhet të përgatiten për këtë, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Xhonson.

Londër, 3 qershor 2020 (MIA) – Britania e Madhe do të largohet nga tregu i vetëm i Bashkimit Evropian dhe Bashkimit doganor deri në fund të vitit, pavarësisht rezultatit të bisedimeve dhe kompanitë duhet të përgatiten për këtë, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Xhonson.

“Ne do të vazhdojmë t’i qasemi strategjive në mënyrë konstruktive dhe të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje, por pavarësisht rezultatit të negociatave, ne do të largohemi nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor në fund të vitit”, tha zëdhënësi.

“Kjo është arsyeja pse kompanitë duhet të përgatiten për jetën pas 31 dhjetorit, gjë që shumë prej tyre e kanë bërë tashmë,” shtoi ai. ls/shk/

Back to top button
Close
Close