0_Maqedoni.PortalParashkimi i motitServise informueseShoqëri

Deri në fund të javës mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Në 24 orët e fundit më shumë shi ka reshur në Kriva Pallankë katër litra në një metër katrorë, një në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë.

Shkup, 26 maj 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit më shumë shi ka reshur në Kriva Pallankë katër litra në një metër katrorë, një në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar veriore.

Temperatura maksimale e ditës do të jetë prej 14 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i freskët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të arrijë deri në 16 gradë.

Nga DPHM theksojnë se vazhdon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, Në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Nesër dhe të enjten do të fryjë erë mesatare deri në të përforucra veriore. Temperatura minimale do të lëviz prej 4 deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimalja prej 16 deri 24 gradë . fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close