BallkanBallkan.Portal

Deri më tani nuk ka raste të koronavirusit të ri në Turqi

- Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahretin Koxha informon se në Turqi deri më tani nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit të ri, por sipas tij, nuk duhet të nënkuptojë se asnjëherë nuk do të ketë, informon agjencia Anadollia.

Ankara, 26 shkurt 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahretin Koxha informon se në Turqi deri më tani nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit të ri, por sipas tij, nuk duhet të nënkuptojë se asnjëherë nuk do të ketë, informon agjencia Anadollia.

“Për momentin nuk ka raste të koronavirusit në Turqi. Kjo nuk nënkupton se nuk do të ketë”, deklaroi Koxha për Anadollinë, me çka informoi edhe për evakuimin e shtetasve turq nga Irani me aeroplan.

“Mund të themi se asnjë nga udhëtarët tanë nuk është pozitiv (në koronavirus), të gjithë janë negativë”, tha Koxha.

Gjithsej 132 shtetas turq dje arritën në Ankara pasi ishin evakuuar nga Irani, ku ishin konfirmuar 15 raste të vdekjes nga koronavirusi i ri.

Koxha theksoi se shtetasit turq të ardhur nga qytetet iraniane Mashhad dhe Kom, ku është epiqendra e këtij virusi, janë mbajtur në karantin me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit në vend.

Ministri turk i Shëndetësisë theksoi se Turqia ka vendosur spital terreni në kufirin me Iranin. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close