0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderBiznesBiznes.PortalEkonomiMakedonija.Slajder

Deri më tani 55 pozitivë në KOVID-19 nga konfeksionet e Shtipit, 485 testime janë në proces

Në Shtip deri dje janë dhënë 55 vendime për persona pozitivë me virusin për mjekim në shtëpi dhe vetizolim dhe 169 vendime personave për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim në bazë të kontakteve. Janë kryer 100 testime, ndërsa janë duke u zhvilluar 485 testime të tjera të punonjësve, njoftoi sot në konferencë për shtyp Irinka Sotirova Buhova, drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, duke e paraqitur situatën me grupimet e të infektuarve me KOVID-19 që u shfaqën në konfeksionet në Shtip dhe në subjekte të caktuar juridikë në Tetovë.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Në Shtip deri dje janë dhënë 55 vendime për persona pozitivë me virusin për mjekim në shtëpi dhe vetizolim dhe 169 vendime personave për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim në bazë të kontakteve. Janë kryer 100 testime, ndërsa janë duke u zhvilluar 485 testime të tjera të punonjësve, njoftoi sot në konferencë për shtyp Irinka Sotirova Buhova, drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, duke e paraqitur situatën me grupimet e të infektuarve me KOVID-19 që u shfaqën në konfeksionet në Shtip dhe në subjekte të caktuar juridikë në Tetovë.

Në Tetovë janë dhënë tetë vendime personave që ishin pozitivë në KOVID-19 për mjekim në shtëpi dhe vetizolim, ndërsa 54 vendime për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim në bazë të kontakteve. Deri më tani, kanë përfunduar 70 nga 150 testimet e planifikuara.

Sotirova Buhova theksoi se këto shifra i referohen vetëm atyre që janë pozitivë dhe kontakteve që janë azhurnuar në konfeksionet dhe personat juridikë në këto dy qytete. Grupimet në familje ose persona të tjerë pozitivë nuk janë regjistruar në atë numër.

“Subjektet juridike dhe fabrikat e tekstilit në Shtip kanë treguar respektim të jashtëzakonshëm të protokolleve, të cilat menjëherë pas shfaqjes së një punonjësi pozitiv pushuan së punuari me vetiniciativën e tyre”, tha Sotirova Buhova.

Ajo mohoi që puna në konfeksionet ka vazhduar dhe saktësoi se sot në prani të inspektorateve kompetente po bëhet testimi, gjegjësisht po merren strisho nga punonjësit dhe prania e tyre atje është vetëm për këtë arsye.

Ajo u bën apel të gjithë personave që kanë marrë vendime nga ISSHS që t’i zbatojnë me përpikëri rekomandimet në vendimin, gjegjësisht të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Veprimet kundër këtij vendimi janë të ndëshkueshme me ligj, theksoi drejtoresha e ISSHS-së duke i bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta kontrollojë respektimin e vendimeve. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close