0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderPolitikë

Deri më 15 qershor ndalohet hyrja në Greqi për shtetasit e vendeve të treta

Qeveria greke ta vazhdojë, deri më 15 qershor të vitit 2020, masën "për të ndaluar hyrjen e shtetasve nga vendet e treta, përveç vendeve të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen", ndërsa vendimi i përbashkët i ministrave të Mbrojtjes Civile, Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme, tashmë u publikua në Gazetën Zyrtare, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 14 maj 2020 (MIA) – Qeveria greke ta vazhdojë, deri më 15 qershor të vitit 2020, masën “për të ndaluar hyrjen e shtetasve nga vendet e treta, përveç vendeve të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen”, ndërsa vendimi i përbashkët i ministrave të Mbrojtjes Civile, Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme, tashmë u publikua në Gazetën Zyrtare, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Deri nesër në ora 15:00, është në fuqi vendimi i ministrave grekë të Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe të Transportit dhe Detarisë, për të kufizuar përkohësisht të gjitha lidhjet ajrore, hekurudhore dhe rrugore me Maqedoninë e Veriut dhe të ndalohet hyrja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në territorin grek; kufizimi i përkohshëm i të gjitha lidhjeve ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore me Shqipërinë dhe ndalim të hyrjes në Greqi për shtetasit shqiptarë dhe ndalimi i përkohshëm i lidhjeve detare dhe ajrore me Italinë dhe komunikacionin ajror me Spanjën.

Sa i përket asaj nëse kjo masë nga Qeveria greke do të vazhdojë, por edhe se si do të zhvillohet turizmi tokësor në Greqi, që është pjesë e rëndësishme jo vetëm për veriun e vendit, por edhe për turistët nga vendet e Ballkanit dhe nëse mund të kërkohet nga turistët para udhëtimit të bëjnë testin, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas, në përgjigje të pyetjes nga korrespondentja e MIA-s nga Athina në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, tha se gjithçka do të përfshihet në planin e qeverisë për turizmin, që do të prezantohet ditëve në vijim.

“Do të ketë ndryshime të nevojshme, që të gjithë turistët të dinë me kohë se çfarë do të ndodhin dhe ku munden dhe ku nuk duhet të lëvizin, por sa i përket protokolleve në përgjithësi dhe çështjeve që lidhen me planin e turizmit, do të duhet të prisni disa ditë për të marrë përgjigje të plota”, tha Pecas. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close