EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

“Der Shpigel”: Mësimdhënësit e grupeve me rrezik të detyruar të mbajnë mësim në shkolla

 Një numër i madh i mësimdhënësve në Gjermani, të cilët u takojnë grupeve shëndetësore me rrezik, kanë kërkuar të kursehen nga puna në shkolla, por janë refuzuar, publikoi portali   i gazetës së përjavshme gjermane "Der Shpigel".

Berlin, 13 gusht 2020 (MIA) – Një numër i madh i mësimdhënësve në Gjermani, të cilët u takojnë grupeve shëndetësore me rrezik, kanë kërkuar të kursehen nga puna në shkolla, por janë refuzuar, publikoi portali   i gazetës së përjavshme gjermane “Der Shpigel”.

Në tregimin kanë punuar katër gazetarë, të cikët kanë konfirmuar se në shumë krahina gjermane nga fillimi i vitit të ri shkollor mësimi në shkolla do të duhet të mbajnë shumë mësimdhënës të cilët në gjysmën e dytë të vitit paraprak shkollor mundeshin të punojnë nga shtëpia.

“Në Shlesvig-Holstein, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, nga distanca mund të punojnë vetëm 100 prej rreth 28.000 mësimdhënës, që do të thotë se bëhet fjalë për 0,4 për qind”, thekson gazeta.

Gazetarët sqarojnë se ministrja lokale e Arsimit Karin Prien nga radhët e CDU-së, u gjet në goditje të kritikave të opinionit për shkak se i detyron mësimdhënësit të shkojnë në shkollë, me qëllim që të mbajnë orë, madje edhe kur do të dorëzojnë dokumentacion mjekësor.

“Der Shpigel” e përdor termin “detyrim” për shkak të logjikës së numrave, mësimdhënësit kanë parashtruar 2000 kërkesa, nga të cilat, siç mund të shihet, vetëm 100 janë zgjidhur pozitivisht, ndërsa të tjerat (1900) janë refuzuar. ar/

Back to top button
Close
Close