BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Deputeti norvegjez e propozoi NATO-n për Çmimin Nobël të Paqes

Deputeti norvegjez, Erlen Viborg njoftoi se e ka propozuar NATO-n, aleatin më të madh ushtarak në histori, për Çmimin Nobël për paqe në vitin 2020. "Përmes ekzistimit të saj, NATO-ja e garanton paqen tonë 70 vite. Falë NATO-s, ne e kemi shmangur Luftën e Ftohtë të bëhet Luftë e ashpër", ka shënuar Erlen Viborg në Fejsbuk.

Oslo, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Deputeti norvegjez, Erlen Viborg njoftoi se e ka propozuar NATO-n, aleatin më të madh ushtarak në histori, për Çmimin Nobël për paqe në vitin 2020.

“Përmes ekzistimit të saj, NATO-ja e garanton paqen tonë 70 vite. Falë NATO-s, ne e kemi shmangur Luftën e Ftohtë të bëhet Luftë e ashpër”, ka shënuar Erlen Viborg në Fejsbuk.

Ai është anëtar i partisë populiste djathtiste që është koalicion qeveritar në Norvegji.

“Ndonjlherë jemi të varur edhe nga operacionet ushtarake për paqe”, pohon Erlen Viborg.

Para vetëm disa ditësh në Londër, Aleanca e festoi ekzistimin e saj 70 vjeçar. fb/

Back to top button
Close
Close