0_Maqedoni.PortalPolitikë

Deputetët e Lëvizjes Besa do të marrin pjesë në takimin për ligjin për prokurori publike

Deputeti Fadil Zendeli nga Besa sot deklaroi se do të marrë pjesë në takimin e grupeve punuese për ligjin për prokurorinë publike, por, siç tha, ata janë ftuar me vonesë në këto punë dhe akuzoi  se marrëveshja që e kanë pasur me ish kryeministrin Zoran Zaev para miratimit të ndryshimeve kushtetuese nuk u respektua.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA) – Deputeti Fadil Zendeli nga Besa sot deklaroi se do të marrë pjesë në takimin e grupeve punuese për ligjin për prokurorinë publike, por, siç tha, ata janë ftuar me vonesë në këto punë dhe akuzoi  se marrëveshja që e kanë pasur me ish kryeministrin Zoran Zaev para miratimit të ndryshimeve kushtetuese nuk u respektua.

“Jemi ftuar me vonesë. Zakonisht pushteti negocion me opozitën maqedonase VMRO-DPMNE dhe kur aty nuk e arrin qëllimin, mendon se jemi makineri për votim, kur ata kanë nevojë për 80 vota, atëherë munden me ne. Ne i kemi vërejtjet tona lidhur me ligjin për prokurori, të cilat do t’i shprehim. Dëshiroj t’i përkujtojë qytetarët dhe Qeverinë në marrëveshjen që e kemi pasur, deputetët e Lëvizjes Besa me kryeministrin dhe Qeverinë e atëhershme, para ndryshimeve kushtetuese dhe deri sot, ish kryeministri, sot kryetar i LSDM-së nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me atë marrëveshje. Pres që ai në këtë drejtim të ndërmarrë masa konkrete që të mund edhe ne si parti politike dhe si deputetë ta japim kontributin tonë lidhur me ligjin dhe përmirësimin e ligjit për prokurori publike”, tha Zendeli.

Vërejtjet e tyre ishin posaçërisht në pjesën e mbikëqyrjes së punës së prokurorisë.

“Ne çdoherë miratojmë ligje të mira, por nuk kemi mbikëqyrje për zbatimin e atyre ligjeve. E dimë se çfarë gjyqësie kemi dhe si na vlerësojnë të gjithë dhe në këtë drejtim duhet masa konkrete. Me siguri do të paraqitemi edhe në debat të amandamenteve”, tha Zendeli.

Mbledhja e grupeve të punës fillon në ora 16 në Kuvend. bsh/

Back to top button
Close
Close