0_Web_AktualeShkupShoqëriVideo deklaratë

Deponia “Drislla” bëhet ndërmarrje publike e Qytetit të Shkupit

Deponia "Drislla" me vendim të Regjistrit Qendror prej sot bëhet ndërmarrje publike e Qytetit të Shkupit, kumtoi në konferencën e sotshme për shtyp, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Shkup, 20 janar 2020 (MIA) – Deponia “Drislla” me vendim të Regjistrit Qendror prej sot bëhet ndërmarrje publike e Qytetit të Shkupit, kumtoi në konferencën e sotshme për shtyp, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

“Me këtë vendim nga Regjistri Qendror sot edhe zyrtarisht përfundon aventura nëntëvjeçare e VMRO-DPMNЕ-së e cila me këtë kapacitet të fuqishëm u është dhënë në përdorim të papërshtatshëm të ashtuquajturve partnerë të qytetit. Në periudhën që pason, për rregullimin e punës së deponisë ‘Drislla’ do të përgjigjet Qyteti i Shkupit dhe unë personalisht si kryetar. Janë krijuar mundësi që gjatë ditës së nesërme të shkarkohet drejtori i tanishëm i ‘Drisllës’ dhe emërimi i drejtorit të ri në detyrë, ndërsa pas seancës në Këshillin e Qytetit të Shkupit, së përcaktuar për më 29 janar, të zgjidhen këshilli drejtues dhe këshilli mbikëqyrës i ndërmarrjes tani publike për menaxhim me mbeturinat komunale”, u shpreh Shilegov.

Ai shtoi se pas përfundimit të kësaj procedure do t’u bëjë thirrje të gjitha institucioneve adekuate dhe shoqatave qytetare të interesuara, si dhe asociacioneve, të gjithë qytetarëve të interesuar, të ndihmojnë bashkërisht në analizën e punës së deritanishme të deponisë dhe bashkërisht të vërtetojnë gjendjen aktuale në këtë kapacitet tani të qytetit.

“Qyteti i Shkupit dhe unë si kryetar jemi garantues së korrektësisë së punës së plotë të ardhshme të ‘Drisllës’. Në periudhën e ardhshme shqetësimi i parë i Qytetit do të jetë ‘Drislla’ që do të bëhet deponia e parë sanitare që do të aplikojë teknologji moderne për menaxhimin e mbeturinave dhe potenciali e saj e plotë ekonomik do të vihet ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve”, theksoi kryetari i Komunës.

Ai deklaroi se akoma nuk është marrë vendim për drejtorin e ardhshëm në detyrë për NP “Drislla” dhe shtoi se gjatë ditës së sotme do të përfundojnë të gjitha konsultimet e nevojshme me njerëzit që janë kandidatë të mundshëm. bs/

Прес-конференција на градоначалникот на Град Скопје, Петре Шилегов

Posted by MИА.mk on Понеделник, 20 јануари 2020

Back to top button
Close
Close