BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Departamenti i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve irakiane të mbrojnë objektet diplomatike amerikane, pas sulmit raketor në Bagdad

SHBA i bëri thirrje Irakut të plotëson detyrimet e veta dhe të mbron institucionet diplomatike në territorin e saj, prej se disa raketa ranë në afërsi të ambasadës së tyre në Bagdad, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit Shtetëror, transmetojnë agjencionet.

Uashington, 27 janar 2020 (MIA) – SHBA-ja i ka bërë thirrje Irakut që t’i plotësojë detyrimet e veta dhe të mbrojë institucionet diplomatike në territorin e saj, prej se disa raketa ranë në afërsi të ambasadës së tyre në Bagdad, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit i Shtetit, transmetojnë agjencitë.

“Jemi të informuar për sulmet raketore mbi zonën (e gjelbër) ndërkombëtare. I bëjmë thirrje autoriteteve irakiane që t’i plotësojnë detyrimet e tyre për mbrojtjen e objekteve diplomatike”, kumtuan nga Departamenti i Shtetit.

Diplomacia amerikane vëren se situata në Irak “mbetet e tensionuar”, ndërsa “grupet e mbështetura nga Irani vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Bagdad”.

Paraprakisht, mediat lokale transmetuan se tre raketa kishin rënë rreth Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, ndërsa njëra prej të cilave goditi restorantin e misionit diplomatik. Më vonë, doli edhe informacioni për tre persona të lënduar në sulmin raketor në zonën e gjelbër. bs/mb/

Back to top button
Close
Close