BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Departamenti i Shtetit e përshëndeti vendimin e Shqipërisë për dëbimin e diplomatëve iranianë

Zëdhënësja amerikane e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, e përshëndeti dhe përgëzoi vendimin e qeverisë shqiptare për t'i dëbuar dy diplomatë iranianë nga vendi.

Tiranë, 17 janar 2020 (MIA) – Zëdhënësja amerikane e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, e përshëndeti dhe përgëzoi vendimin e qeverisë shqiptare për t’i dëbuar dy diplomatë iranianë nga vendi.

Në status në rrjetet sociale, zëdhënësja Ortagus deklaroi se Departamenti i Shtetit e përgëzoi vendimi e qeverisë shqiptare për t’i dëbuar dy të ashtuquajturit diplomatë.

“Regjimi iranian vazhdon t’i përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe në vende të tjera si alibi për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë Iranit”, theksoi Ortagus.

Të mërkurën, qeveria shqiptare e konfirmoi lajmin për dëbimin e dy diplomatëve iranianë, Mohamad Ali Arz Peimanemati, këshilltar i tretë dhe Seid Ahmad Hoseini Alast, atashe i kulturës për shkak të aktiviteteve “në kundërshtim me statusin e tyre”.

Që të dy sipas mediave shqiptare ishin bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian, Kasim Sulejmani dhe ishin direkt të lidhur me të. Shërbimet shqiptare të zbulimit, me ndihmën e vendeve aleate, siguruan edhe prova që ata ishin të vetëdijshëm me planin e fshehtë për sulmin mbi ambasadën e SHBA-së në Bagdag të organizuar nga Sulejmani.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria i shpalli si të padëshiruar dhe e dëboi ambasadorin iranian dhe një tjetër diplomat nga ambasada iraniane në Tiranë. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close