0_Sport,PortalBasketbollRezultatetSport.Slajder

Denveri ia shkaktoi Miluokit humbjen e tretë të njëpasnjëshme

Skuadra e Miluokit, e cila ka bilancin më të mirë deri tani në NBA, ka hyrë në seri të humbjeve. Baks mbrëmë humbën në Denver dhe shënuan humbjen e tretë radhazi.

Denver, 10 mars 2020 (MIA) – Skuadra e Miluokit, e cila ka bilancin më të mirë deri tani në NBA, ka hyrë në seri të humbjeve. Baks mbrëmë humbën në Denver dhe shënuan humbjen e tretë radhazi.

Kampioni aktual Toronto ishte më i suksesshëm se Juta, ndërsa Atlanta kundër Sharlot e ndërpreu serinë prej tre humbjeve me radhë.

Rezultatet e ndeshjeve në NBA të luajtura të hënën në mbrëmje drejt së martës:
Atlanta – Sharlot 143:138 (me dy shtesa)
Denver – Miluoki 109:95
Juta – Toronto 92:101.

Me efekt prej 53-12 (fitore-humbje) Miluoki është lider i Konferencës Lindore, ndërsa Los Anxhelos Lejkërs udhëheq Perëndimin me bilanc 49-13. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close