0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderSektori civil

Dënim me burg prej 19 viteve për Angela Gjorgjievskën për vrasjen e Pinos

Dënim me burg prej 19 viteve sot ka marrë Angela Gjorgjievska për vrasjen e Pineta Sekondo Pino. Gjykatësja Lenka Davitkovska e shpalli fajtore se ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes që ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2018, ndërsa trupi i tij është gjetur në prill të vitit 2019 në pjesën e fshatit Luboten.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Dënim me burg prej 19 viteve sot ka marrë Angela Gjorgjievska për vrasjen e Pineta Sekondo Pino. Gjykatësja Lenka Davitkovska e shpalli fajtore se ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes që ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2018, ndërsa trupi i tij është gjetur në prill të vitit 2019 në pjesën e fshatit Luboten.

PTHP Shkup, pas grumbullimit të plotë të dëshmive materiale dhe  verbale, e parashtroi aktakuzën më 19 shtator të vitit 2019, me të cilën e akuzoi Angelën se si bashkëautore, së bashku me personin A.F. e ka bërë veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Gjykatësja gjatë shqiptimit të aktvendimit theksoi se në përcaktimin e dënimit janë marrë parasysh rrethana lehtësuese dhe rënduese të cilat kanë mbizotëruar sepse e akuzuara Angela Gjorgjievska gjatë gjykimit asnjëherë nuk ka shprehur pendim. fb/

Back to top button
Close
Close