BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Dendias të premten do të takohet me Pompeon dhe do të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit për çështje të jashtme të BE-së

Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias të premten, në Vjenë do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo, ndërsa nga kryeqyteti austriak, të njëjtën ditë, do të marrë pjesë edhe në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit për punë të jashtme të BE-së që do të mbahet përmes videokonferencës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 12 gusht 2020 (MIA) – Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias të premten, në Vjenë do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo, ndërsa nga kryeqyteti austriak, të njëjtën ditë, do të marrë pjesë edhe në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit për punë të jashtme të BE-së që do të mbahet përmes videokonferencës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, bisedimet e Dendiasit dhe Pompeos do të fokusohen në ngjarjet në Mesdheun Lindor, nën prizmin e eskalimit të shkeljeve turke.

Ditën e njëjtë, Dendias do të marrë pjesë edhe në këshillin për punë të jashtme të BE-së që do të mbahet përmes videokonferencës, ndërsa është thirr në mënyrë të jashtëzakonshme, në kërkesë të Athinës zyrtare që, sipas MPJ-së greke “të bisedohet për aktivitetet e paligjshme të Turqisë në këtë pjesë kontinentale”. sr/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close