BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Dendias nga Izraeli: Shkeljet turke janë rrezik për sigurinë

Ua bëra të qartë bashkëbiseduesve të mi izraelitë se shkeljet turke paraqesin rrezik për të gjitha vendet e rajonit tonë, rrezik për sigurinë dhe stabilitetin, porositi nga Izraeli shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, pas takimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 13 gusht 2020 (MIA) – Ua bëra të qartë bashkëbiseduesve të mi izraelitë se shkeljet turke paraqesin rrezik për të gjitha vendet e rajonit tonë, rrezik për sigurinë dhe stabilitetin, porositi nga Izraeli shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, pas takimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dendias tha se e ka falënderuar palën izraelite dhe “qëndrimin e qartë dhe pozitën e shkeljeve turke në Mesdheun Lindor” ndërsa me nikoqirët ka pasur mundësi të bisedojë edhe për çështjet lidhur me energjetikën, për Mesdheun Lindor por edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

“Marrëdhëniet e Greqisë me Izraelin po thellohen, po zhvillohen”, theksoi Dendias. sr/shk/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close