0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë BotëPolitikë

Dendias: Mbështetje për BE-perspektivë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

E përforcojmë rolin tonë në fqinjësinë tonë, në Ballkan me theksin në përpjekjet për perspektivë të integruar të Ballkanit Perëndimor, nën kushtin që kuptohet të gjithë e dini mirë, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 7 shkurt 2020 (MIA) – E përforcojmë rolin tonë në fqinjësinë tonë, në Ballkan me theksin në përpjekjet për perspektivë të integruar të Ballkanit Perëndimor, nën kushtin që kuptohet të gjithë e dini mirë, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në fjalimin e shkurtër para të punësuarve në ministri dhe gazetarëve Dendias u përqendrua në politikën e jashtme greke dhe në sfidat dhe, siç tha, vendi është i detyruar ta kryejë detyrën “duke i mbrojtur interesat nacionale me patriotizëm dhe seriozitet”.

Në këtë kontekst, shefi i diplomacisë greke e përmendi edhe Ballkanin Perëndimor, por edhe përforcimin e raporteve me vendet e BE-së me SHBA-në, Rusinë, Kinën dhe si me vendet arabe.

Perspektivën evropiane të rajonit, ministri e për,endi edhe në intervistën e mbrëmshme për televizionin shtetëror ERT. Tha se ka plan të qartë në politikën  e jashtme, ndërsa për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor, nevojitet plotësim i kushteve, gjegjësisht “për Shqipërinë, të drejtat e pakicës greke, ndërsa për Maqedoninë e Veriut, që, atë që e parashikon marrëveshja” (e Prespës).

Lidhur me veton franceze për vendin tonë,. Dendias tha se për këtë temë kanë folur me Parisin zyrtar.

“Kirijakos Micotakis për këtë bisedoi me presidentin Emanuel Makron, unë kam folur me Le Drian. Kemi marrëdhënie të mira me Francën. Mendoj se tashmë është e lehtë të ecim përpara bashkë me francezët në çështjet për Ballkanin, të cilat e respektojnë përvojën që e kemi në këtë temë”, tha shefi i diplomacisë greke për ERT.

Dendias e përmendi edhe konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor, të cilin Greqia do ta organizojë në Selanik më 24 shkurt. mb/

 

Back to top button
Close
Close