BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Demonstruesit hodhën vezë dhe domate ndaj Parlamentit serb

Pjesëmarrësit e protestës hodhën vezë dhe domate ndaj ndërtesës së Kuvendit popullor të Serbisë, kur panë se deputetët po dalin nga ndërtesa.

Beograd, 3 gusht 2020 (MIA) – Pjesëmarrësit e protestës hodhën vezë dhe domate ndaj ndërtesës së Kuvendit popullor të Serbisë, kur panë se deputetët po dalin nga ndërtesa.

Policia tentoi ta dënojë liderin e lëvizjes Mjaft ishte (DJB), Sasha Radulloviq, sepse u bllokua komunikacioni para Parlamentit për shkak të protestës së organizuar nga DJB. Por, Radulloviq nuk u dënua sepse demonstruesit u nisën drejt rrethojës mbrojtëse të vendosur para Parlamentit.

Lëvizja opozitare serbe DJB mbrëmë mbajti protestë para Parlamentit dhe paralajmëroi për sot protestë për ta bllokuar Kuvendin, në mënyrë që të mos mbahej mbledhja konstituive, sepse zgjedhjet janë të falsifikuara. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close