0_Maqedoni.PortalPolitikë

Delegacioni kuvendor në Sesionin dimëror të AP-së të OSBE-së

Deputetët  Rexhail Ismaili, Vlladimir  Gjorçev dhe Jagoda Shahpaska, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në AP të OSBE-së sot dhe nesër në Vjenë do të marrin pjesë në sesionin dimëror të AP-së.

Shkup, 20 shkurt 2020 (MIA) – Deputetët  Rexhail Ismaili, Vlladimir  Gjorçev dhe Jagoda Shahpaska, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në AP të OSBE-së sot dhe nesër në Vjenë do të marrin pjesë në sesionin dimëror të AP-së.

Siç bëri të ditur pres shërbimi kuvendor, në agjendën e kësaj seance të tre komiteteve të përgjithshme të AP-së të OSBE-së,  të ndjekura me pyetje dhe përgjigje dhe do të debatohet për zgjidhjen e konflikteve të zgjatura: Mjete dhe mekanizma të OSBE-së )komisioni i parë), Pasojat e sigurisë nga ndryshimet klimatike dhe roli i parlamentarëve (komisioni i dytë), Multiratelizmi në aksion: Bashkëpunim ndërkombëtar për të drejtat e njeriut (komisioni i tretë) dhe sesioni i ardhshëm vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të mbahet nga data 3 e deri më 7 korrik të vitit 2020 në Vankuvet, Kanada.

Pjesëmarrësve në këtë sesion me fjalime përshëndetëse do t’u drejtohen Volfang Sobotka, kryetar i Këshillit Kombëtar të Austrisë, George Cereteli, kryetar i AS të OSBE-së, Edii Rama, kryesues i OSBE-së dhe kryeministër dhe ministër i Punëbve të Jashtme i Shqipërisë dhe Tomas Greminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.

Back to top button
Close
Close