0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Delegacioni i BE-së: Të respektohet liria e mediave, qasja deri te informacionet dhe të drejtat nga pronësia intelektuale

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup sot përmes një kumtese përkujtoi për rëndësinë e lirisë së medieve, si dhe rëndësinë e qasjes në informacione për të gjithë qytetarët, pas ndodhive të fundit në mes Asociacionit të Medieve të  Maqedonisë dhe Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit, pasi operatorët kabllovikë paralajmëruan ndalimin me riemitim të kanaleve televizive si reagim për ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe obligimet që i kanë sa i përket të drejtave autoriale.

Shkup, 28 shkurt 2020 (MIA) – Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup sot përmes një kumtese përkujtoi për rëndësinë e lirisë së medieve, si dhe rëndësinë e qasjes në informacione për të gjithë qytetarët, pas ndodhive të fundit në mes Asociacionit të Medieve të  Maqedonisë dhe Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit, pasi operatorët kabllovikë paralajmëruan ndalimin me riemitim të kanaleve televizive si reagim për ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe obligimet që i kanë sa i përket të drejtave autoriale.

Nga Delegacioni i BE-së i bënë thirrje Qeverisë, operatorëve kabllovikë dhe televizioneve bashkë me trupin rregullator në këtë sferë të gjejnë zgjidhje të përbashkët të qëndrueshme për respektimin e këtyre parimeve, për punë për të gjithë operatorët komercialë, si dhe për zbatim të të drejtave në pronësi intelektuale. Janë të gatshëm, siç thonë edhe të sigurojnë ndihmë teknike plotësuese për fuqizim të kornizës ligjore dhe vendosjen e rregullave për të gjithë në sektorin mediatik.

Nga Delegacioni i BE-së shtojnë se janë të gatshëm që të sigurojnë ndihmë teknike plotësuese për përforcim të kornizës ligjore dhe sigurimin e pakos gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme të rregullave për të gjithë faktorët në sektorin mediatik.

Shoqata e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit dje bëri të ditur se si kompani me përgjegjësi shoqërore dhe duke e pasur parasysh seriozitetin e kësaj çështje, operatorët pas takimeve me kreun shtetëror janë pajtuar që ta shtyjnë datën për ndërprerje për 2 mars 2020 në mesnatë, që të lenë hapësirë për gjetjen e zgjidhjes ligjore në interes të qytetarëve.

Sipas Shoqatës, ndryshimet ligjore janë në kundërshtim me direktivat e BE-së dhe parimet themelore të veprimtarisë radiodifuzive dhe politikës mediatike të përcaktuara nga ana e BE-së, për çka, siç thonë, kanë marrë edhe mendim me shkrim nga ana e Delegacionit të BE-së në vend.

Paraprakisht, pesë televizionet nacionale pranë Asociacionit të Medieve të Maqedonisë e vlerësuan paralajmërimin për ndërprerje të riemitimit si absurd, paushall dhe të paligjshme dhe bënë thirrje që të gjithë t’i respektojnë të drejtat autoriale dhe se ligji është pikërisht në këtë drejtim. Akuzuan se përballen me pirateri të 10 kanaleve të huaja dhe apeluan operatorët ta hetojnë paralajmërimin për ndërprerjen, ndërsa institucionet kompetente t’i përkujtojnë për obligimet të cilat i kanë me licencat e marra për punë.

Ministri dikasterial Damjan Mançevski, është optimist se do të gjendet zgjidhje dhe pret efekt pozitiv të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close