0_Maqedoni.PortalPolitikë

Delegacion ushtarak i BeH-së në takim me SHM të Armatës

Një delegacion i lartë ushtarak  i Forcave të armatosura të Bosnjë e Hercegovinës, i kryesuar nga Shtabi i përgjithshëm, gjeneral-nënkoloneli Senad Mashkoviq, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot qëndroi në Shtatmadhorinë e Armatës.

Shkup, 6 mars 2020 (MIA) – Një delegacion i lartë ushtarak  i Forcave të armatosura të Bosnjë e Hercegovinës, i kryesuar nga Shtabi i përgjithshëm, gjeneral-nënkoloneli Senad Mashkoviq, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot qëndroi në Shtatmadhorinë e Armatës.

Nga Zyra për marrëdhënie me opinionin dhe zëdhënësi i Shtatmadhorisë informojnë se pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Mashkoviq realizoi takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurqinovski dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Bekim Maksuti, pas çka u mbajtën bisedime zyrtare me udhëheqësinë ushtarake në Shtatmadhori.

Zëvendësministri Maksuti, gjatë takimit e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes sidomos në fushën e arsimit të manifestuar përmes shkollimit të kadetëve nga BeH-ja në Akademinë ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përmes pjesëmarrjes në trajnime dhe kurse në Qendrën për trajnim për operacione paqësore në BeH dhe Qendrën rajonale tonën për marrëdhënie me opinionin. Njëherit, zëvendësministri Maksuti e theksoi gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetje në integrimet euroatlantike të BeH-së.

Gjenerali Gjurqinovski gjatë mbledhjes zyrtare në fjalimin e tij theksoi se vizita paraqet mundësi të shkëlqyer për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit tradicionalisht të  mirë në mbrojtje, pas çka e ka shprehur gatishmërinë për ndarje me Forcat e armatosura boshnjake të përvojave të fituara në procesin e integrimit të anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në NATO Aleancë, si shumë e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për mbarë rajonin në terësi.

Gjenerali Mashoviq, duke e uruar, siç tha “arritjen tonë historike” me anëtarësim të plotfuqishëm  në NATO, shprehu pritje për mbështetjen tonë të mëtutjeshme në procesin e integrimit në Aleancë, i cili gjithashtu është përcaktim strategjik i BeH-së.

Në mbledhje para delegacioneve janë prezantuar procesi i transformimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontributi i Armatës tonë në operacionet dhe misionet e NATO-s, BE-së dhe KB-së jashtë vendit, angazhimi i Armatës në mbështetje të MPB-së në përballjen me krizën e emigrantëve dhe mundësitë për shfrytëzim të kapaciteteve tona për trajnim mes të cilave Poligoni i armatës Krivollak dhe Qendra për trajnime të pilotëve.

Gjatë vizitës, gjenerali Mashoviq do të realizojë takim edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandantin suprem, Stevo Pendarvoski, ndërsa delegacioni do të vizitojë edhe një pjesë të njësive të armatës në kazermën Ilinden në Shkup.

Gjatë ditës së nesërme, delegacioni do të njoftohet me mundësitë e Qendrës për trajnim të pilotëve, ndërsa do ta vizitojë edhe Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” ku momentalisht në procesin arsimor janë të përfshirë 13 kadetë nga BeH-ja. mb/

Back to top button
Close
Close