Partitë politike

Deklaratë e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski

Sonte në lajmet në televizionin Kanal 5, është paraqitur nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, i cili potencoi se fushata parazgjedhore e LSDM-së rezultoi me rreth 200 persona nga DAP në vetizolim, pasi drejtoresha është e sëmurë nga koronavirusi.

Shkup, 2 qershor 2020 

Sonte në lajmet në televizionin Kanal 5, është paraqitur nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, i cili potencoi se fushata parazgjedhore e LSDM-së rezultoi me rreth 200 persona nga DAP në vetizolim, pasi drejtoresha është e sëmurë nga koronavirusi. Dhe mbi 80 persona nga kreu i LSDM-së janë në vetizolim. Nga kjo mund të parashtrohen edhe pyetje të mira politike, si për shembull, një pjesë e njerëzve të cilët janë në vetizolim janë njerëz të cilët sipas detyrave të tyre të punës nuk guxojnë të jenë në funksion partiak, siç është drejtori i policisë financiare ose drejtori i Agjencisë për zbulim.

“Një pjesë e njerëzve, të cilët janë në vetizolim janë njerëz të cilët sipas detyrave të tyre të punës nuk guxojnë të jenë në funksion partiak, siç është drejtori i policisë financiare ose drejtori i Agjencisë për zbulim. Ato duhet të jenë institucione të pavarura”, tha Nikolloski.

Ai mes tjerash shtoi se pasi të tejkalohet koronavirusi, kjo çështje duhet të hapet. Ai pyet se si është e mundur që institucione të tilla të pavarura, të cilët merren me çështjet e sigurisë, të koordinohen nga qendra politike, respektivisht nga nënkryetari i partisë në pushtet, LSDM.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Back to top button
Close
Close