0_Maqedoni.PortalPolitikë

Deklaratë e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s

Ne, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, takohemi sot, në gjendje të pandemisë që nuk mbahet mend që i godet të gjithë aleatët dhe partnerët dhe imponon çmim të lartë në humbje të jetëve të  njerëzve, si dhe goditje të papritur dhe të fortë për ekonomitë tona. U shprehim ngushëllim më të thellë të gjitha viktimave të sëmundjes me koronavirus (COVID-19) dhe të gjithë atyre të goditur nga pasojat e saj.

Shkup, 3 prill 2020 

  1. Ne, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, takohemi sot, në gjendje të pandemisë që nuk mbahet mend që i godet të gjithë aleatët dhe partnerët dhe imponon çmim të lartë në humbje të jetëve të  njerëzve, si dhe goditje të papritur dhe të fortë për ekonomitë tona. U shprehim ngushëllim më të thellë të gjitha viktimave të sëmundjes me koronavirus (COVID-19) dhe të gjithë atyre të goditur nga pasojat e saj. U japim mirënjohje punonjësve shëndetësorë, si dhe të gjithë të tjerëve që janë në radhët e para në betejën tonë kundër këtij virusi. Këtu janë burrat dhe gratë në uniformë që vazhdojnë çdo ditë të punojnë për sigurinë tonë kolektive. Dhe u shprehim falënderim qytetarëve tanë që kuptojnë se, duke punuar së bashku, më shpejt do ta mundim këtë sfidë dhe do të shpëtojmë jetë.

2. NATO-ja e kryen funksionin e vet. Aleatët mbështeten mes vete – përfshirë edhe me personat mjekësorë, shtretërit spitalorë, pajisjen mjekësore vitale, si dhe me praktikat dhe idetë më të mira për luftë kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Kryejmë transport ajror të rezervave mjekësore kryesore gjithkund në botë, materiale thelbësore dhe  pajisje kryesore nga burime ushtarake dhe civile dhe e drejtojmë njohurinë tonë mjekësore, shkencore dhe teknologjike dhe resurse që të ndihmojmë në dhënien e përgjigjeve inovative. Aleatët, gjithashtu, punojnë së bashku që të sigurojnë qasje publike deri në transparente,  informacione me kohë dhe të sakta, të cilat janë kyçe për tejkalimin e kësaj pandemie dhe luftë kundër dezinformatave. Për shkak të kësaj që na nevojitet qasje koordinuese dhe gjithëpërfshirëse, NATO-ja është në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e tjera ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Bashkimin Evropian.

3. Madje edhe kur bëjmë përpjekje maksimale  absolute që ta ndalojmë, ndërsa pastaj edhe ta tejkalojmë këtë sfidë, NATO-ja mbetet aktivisht e fokusuar dhe e gatshme që t’i kryejë detyrat e saj themelore: mbrojtjen kolektive, menaxhim me kriza dhe sigurinë e përbashkët. Aftësia jonë që t’i udhëheqim operacionet tona dhe të garantojmë mbajtjen dhe mbrojtjen kundër të gjitha kërcënimeve me të cilat jemi përballur nuk është vënë në dyshim. Sot morën edhe vendime shtesë për përforcimin e rolit të NATO-s në përballje me sfidat e tanishme dhe të ardhshme të sigurisë.

4. E përshëndesim Maqedoninë e Veriut si aleate e 30-të e NATO-s. Derisa po përballemi me këtë sfidë të paparë, 30 kombet tona qëndrojnë së bashku në solidaritet dhe unitet translatlantik.

Deklaratë e ministrave të punëve të brendshme të vendeve-anëtare të NATO-s, të publikuar pas takimit të tyre më 2 prill të vitit 2020

____________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

Back to top button
Close
Close