0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëVideo deklaratëZgjedhje parlamentare 2020

Deklaratë e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaheri pas votimit në zgjedhjet parlamentare (embargo deri në orën 21)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin më fshatin Forinë të Gostivarit.

Gostivar, 15 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin më fshatin Forinë të Gostivarit.

Pas votimit, Xhaferi dëshiroi që procesi zgedhor të përfundojë në mënyrë të rregullt dhe pa probleme. Ai pas votimit u nis për në shtabin zgjedhor në njësinë e pestë zgjedhore ku është bartës i listës për deputetë të BDI-së.

“Siç është rasti sot, unë në vendim tim të lindjes e shfrytëzova të drejtën e votës. Duke pasur parasysh se jam bartës i njësisë zgjedhore në njësinë e pestë zgjedhore, pas votimit do të nisem atje që nga afër t’i ndjek zgjedhjet dhe atje t’i pres rezultatet pas përfundimit të votimit. Më vjen mirë që janë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi dhe kjo është ajo që duhet të ndiqet gjatë ditës. Të gjithë që marrin pjesë në zgjedhje u dëshiroj sukses”, tha Xhaferi.

Xhaferi në pajtim me masat mbrojtëse për votim në shkollën fillore “Forinë” ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, e cila gjithashtu e realizoi të drejtën e votës. zgm/ar/

Fotografitë nga ngjarja MIA do t’i distribuojë pas orës 21

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close