EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

“Dejli Mejl”: Me rrëmbyesin e vajzës së vogël Medlin Mekejn ka qenë edhe një vajzë nga Kosova

Polica kërkon një vajzë nga Kosova, për të cilën ekziston dyshimi se ka qenë e rrëmbyesin e vajzës trevjaçre Medlin Mekejn, e cila në vitin 2007 u zhduk në Portugali, njofton gazeta "Dejli Mejl"

Londër, 5 qershor 2020 (MIA) – Polica kërkon një vajzë nga Kosova, për të cilën ekziston dyshimi se ka qenë e rrëmbyesin e vajzës trevjaçre Medlin Mekejn, e cila në vitin 2007 u zhduk në Portugali, njofton gazeta “Dejli Mejl”.

Gazeta potencon se besohet që vajza ka qenë në shtëpinë me rrëmbyesin në qytetin Prae de Luiuz në Portugali, kur Medlin Mekejn, e cila në atë vend ka qenë në pushim me prindërit e saj, është zhdukur nga hoteli.

Policia shpreson të gjejë ish-partnerin e rrëmbyesit, e cila besohet të ketë qenë e mitur në atë kohë dhe të ketë ardhur nga Kosova, raporton “Dejli Mejl”.

Trevjeçarja Medlin u zhduk më 3 maj të vitit 2007, derisa prindërit e saj ishin në një bar aty pranë.

Prokurori gjerman nga Braunshvag, Hans Krisitian Volters dje kumtoi se supozon që vajza është e vdekur.

Ai sqaroi se një shtetas gjerman 43-vjeçar po hetohet nën dyshimin për vrasje, raporton Si- En-En. I dyshuari, i cili është përshkruar në mediat gjermane si Krisitian B, aktualisht po vuan dënimin me burg.

Besohet se ai  ka qenë në zonën ku Medlin u pa për herë të fundit gjatë pushimeve të saj verore në Portugali. Midis viteve 1995 dhe 2007, ai ka jetuar në Alvarege, ku ka plaçkitur hotele dhe shiste drogë, kumtoi policia gjermane.

Policia gjithashtu kumtoi që ai ishte dënuar disa herë për abuzim seksual të vajzave dhe tani po vuante burg shumëvjeçar. sn/

Back to top button
Close
Close