BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Dejan Zhidan ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit slloven

Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Dejan Zhidan ka parashtruar dorëheqje, njofton korrespondenti i MIA-s nga Lubjana. Zhidan, menjëherë pas votimit të Janez Jansha për mandatar të ri për përbërjen e Qeverisë, nga foltorja kuvedore deklaroi se tani më ka dhënë dorëheqje me shkrim.

Lubjanë, 3 mars 2020 (MIA) – Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Dejan Zhidan ka dhënë dorëheqje, njofton korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Zhidan, menjëherë pas votimit të Janez Jansha për mandatar të ri për përbërjen e Qeverisë, nga foltorja kuvedore deklaroi se tani më ka dhënë dorëheqje me shkrim.

“Tërhiqem sepse nuk dua të qëndroj në rrugën e koalicionit të ri. Dua të falënderohem për të gjitha sukseset të cilat i kemi bërë së bashku. Për një vit e gjysmë punë kemi bërë bashkëpunim të suksesshëm rajonal, ndërsa kemi dhënë edhe mbështetje të madhe për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Zhidan.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, seancat do t’i zhvillojnë deputetët më të vjetër. av/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close