Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Dehari e pranoi kërkesën e banorëve të fshatrave të Kërçovës

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari e pranoi kërkesën e banorëve të fshatrave Garani-Stelci, Shutovë, Premk dhe vendbanimet përreth që të mos hidhen mbeturina në këtë rajon

Kërçovë, 16 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari e pranoi kërkesën e banorëve të fshatrave Garani-Stelci, Shutovë, Premk dhe vendbanimet përreth që të mos hidhen mbeturina në këtë rajon.

Banorët më parë tre ditë protestuan, sepse në lokacione të ndryshme edhe në afërsi të shtëpive të tyre mbeturinat ishin hedhur nga NP “Komunalec” – Kërçovë, midis të cilave edhe atë të mbledhura nga gropat ku më parë ishe shterur qymyri për nevojat e minierës “Osllomej”.

Dehari ua kumtoi vendimin mbrëmë banorëve në takimin në fshatin Garani. rz/ls/fab

Back to top button
Close
Close