0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Dehari dërgoi urime me rastin e festës së Ramazan Bajramit

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, dërgoi urime deri te të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit. 

Kërçovë, 24 maj 2020 (MIA) – Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, dërgoi urime deri te të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët e besimit islam e treguan përkushtimin dhe solidaritetin e tyre në plotësimin e angazhimeve dhe obligimeve fetare, vjen festa e madhe Ramazan Bajrami”, shkruan Dehari.

Kjo festë e simbolizon kuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e posaçërisht për ata të cilët janë në situatë më të rëndë sociale dhe u duhet dora e shtrirë nga shoqëria dhe institucionet shtetërore.

“Me rastin e kësaj feste, u dërgoj urime të sinqerta të gjithë besimtarëve mysliman të cilët jetojnë në Kërçovë dhe gjithkund në botë”, thotë Dehari në urimin. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close