BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Dëbohet ambasadori i Libisë në Athinë, ka 72 orë për ta braktisë Greqinë

Në provincën veriore Kunduz, në Afganistan, dhjetë policë humbën jetën dhe katër të tjerë u lënduan pas përleshjeve me pjesëtarë të talebanëve.

Athinë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias mëngjesin e sotëm e ka ftuar ambasadorin e Libisë në Athinë dhe i ka komunikuar se është marrë vendim për dëbimin e tij nga vendi. Ambasadori ka afat prej 72 orëve ta lëshojë Greqinë, thotë korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dendias mëngjesin e sotëm deklaroi se kjo nuk do të thotë edhe ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike me Tripolin.

Ky vendim vjen pas marrëveshjes mes Turqisë dhe Libisë për zona detare, për të cilën Athina konsideron se e shkel të drejtës ndërkombëtare detare. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close