EvropëEvropë.Portal

Dëbohen dy diplomatë gjermanë nga Moska

Dy diplomatë gjermanë, të punësuar në ambasadën e Gjermanisë në Moskë, janë shpallur "persona non grata" dhe është sjellë vendim që ata të largohen nga Rusia, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Moskë, 12 dhjetor 2019 (MIA) – Dy diplomatë gjermanë, të punësuar në ambasadën e Gjermanisë në Moskë, janë shpallur “persona non grata” dhe është sjellë vendim që ata të largohen nga Rusia, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Masa vjen pasi Gjermania i dëboi diplomatë rusë nga Berlini me pretendimin për përfshirje në vrasjen e një shtetasi gjeorgjian në muajin gusht të këtij viti.

Siç kumtuan nga Ministria, diplomatët kanë afat prej shtatë ditësh për ta lëshuar Rusinë.

Në ndërkohë, ambasadori gjerman në Moskë, Geza Andreas fon Geir është thirrur në MPJ-në ruse në bisedë, ku do të informohet për masat reciproke të ndërmarra kundër diplomatëve gjermanë. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close