EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Debati rreth kërkesës për ekstradim të Asanzhit vazhdon më 18 maj

Gjyqësor britanik sot vendosi që më 18 maj ta vazhdojë shqyrtimin e kërkesës për dorëzimin në SHBA themeluesin e Vikiliksit Xhulijan Asanzh, i cili pothuajse në vit ndodhet në burg në Britani të Madhe.

Londër, 27 shkurt 2020 (MIA) – Gjyqësor britanik sot vendosi që më 18 maj ta vazhdojë shqyrtimin e kërkesës për dorëzimin në SHBA themeluesin e Vikiliksit Xhulijan Asanzh, i cili pothuajse në vit ndodhet në burg në Britani të Madhe.

Seancat gjyqësore, që filluan të hënën, përfunduan sot, një ditë më herët ngase ishte paraparë, dhe do të vazhdojnë më 18 maj, bëri të ditur gjykata në Londër, dhe shtoi se atëherë shqyrtimi i kërkesës do të zgjasë  tre javë.

Asanzhi, i cili ishte në sallën e gjyqit, u ankua se nuk mund të dakordohet me avokatët të vet siç ai dëshiron, ndërsa sot nuk i është lejuar as të ulet afër tyre.

Themeluesi i Vikiliksit më 11 prill të vitit 2019 ishte nxjerrë nga Ambasada e Ekuadorit ne Londër, në të cilin është fshehur në vitin 2012, pas çfarë policia britanike menjëherë e arrestoi.

SHBA-ja ka kërkuar ekstradimin e tij që të përballet me gjithsej 18 pika të akuzës amerikane, ndërsa në rast se dënohet për spiunim dhe tradhti me publikimin e dokumenteve shtetërore, i rrezikohet dënim me burg prej disa dekadash.

Back to top button
Close
Close